Në qytetin e Shkodrës vijon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve. Ky projekt ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot (termoizolim), për rritjen e eficiencës energjetike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë.