Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEShkodër, ndërhyrje për riparimin e dy segmenteve rrugore

Shkodër, ndërhyrje për riparimin e dy segmenteve rrugore

Bashkia e Shkodrës po ndërhyn për riparimin e segmenteve rrugore Guri i Zi – Rragam dhe Guri i Zi – Vukatanë. Sipas bashkisë, këto dy segmente kanë qenë të amortizuara dhe ishin kthyer në një shqetësim për komunitetin e zonës në këtë njësi administrative. “Të tilla ndërhyrje do të bëhen edhe në zona të tjera të bashkisë Shkodër ku është e domosdoshme ndërhyrja për shkak të amortizimit të rrugëve”, tha bashkia. Rehabilitimi i rrugëve rurale në bashkinë e Shkodrës përmirëson ndjeshëm lëvizshmërinë e banorëve dhe mjeteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments