Kryebashkiaku i Shkodrës bën me dije se gjatë bisedës ka vlerësuar kontributin e çmuar që Imzot Massafra ka dhënë ndër vite, duke e bërë atë një figurë të shquar në Shkodër.
“Mesazhet e tij, urtësia dhe përkushtimi për harmoninë ndërfetare në qytet, janë shembuj frymëzues dhe jam i bindur se do të vijojnë edhe nën drejtimin e Imzot Giovanni Peragine. Diskutuam gjithashtu projektet që synojnë kthimin e Shkodrës në rrënjët e saj historike, duke përfshirë zonën përreth Kalasë së Shkodrës, Kishës së Zojës dhe Xhamisë së Plumbit, si një pjesë unike dhe e veçantë për hyrjen e qytetit”, thotë Beci.
Kryetari i bashkisë Shkodër, thekson në fund të mesazhit të tij se dera e bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për të!