Eugène Pittard ishte një kontribues i madh për Shqipërinë. Ai u bë këshilltar i Presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe loboi fuqishëm për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë deri në pranimin në Lidhjen e Kombeve në 1920.
Broshura e tij më e famshme ‘Pour L’Albanie’ e botuar në të përditshmen e Gjenevës ‘La Suisse’ paraqet gjendjen reale të vendit në atë periudhë, ofron argumente dhe bën thirrje për njohjen e Shqipërisë.
Pittard është gjithashtu themeluesi i Kryqit të Kuq Shqiptar. Fotot e tij tregojnë një pamje të jashtëzakonshme të vendit dhe njerëzve në vitet 1921 dhe 1924.
Ndryshe nga fotografët e tjerë të asaj periudhe, Pittard u përqendrua në jetën e banorëve të thjeshtë të vendit. Koleksioni i fotove që tashmë kanë udhëtuar dhe janë rikthyer nga Gjeneva për në Shqipëri, ofron një dokument vizual të shtetit të sapo-formuar shqiptar si dhe shërbejnë për të përforcuar një sens të identitetit dhe të memories kolektive.
Ekspozita do të vijojë në Durrës dhe Korçë deri në qershor 2026 si pjesë e fushatës për njohjen e figurës dhe kontributit të Eugène Pittard për Shqipërinë.





