Ndërtimi i një blloku banesash sociale është një prej projekteve të afërta që do të realizohet në Shkodër, nga Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me bashkinë, e cila ka vënë në dispozicion hapësirën për ndërtimet. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, drejtori i përgjithshëm i EKB-së, Stefan Çipa dhe drejtoresha e Zyrës Rajonale të Entit, Eva Luli, inspektuan zonën ku do të ngrihen ndërtesat sociale që do të shërbejnë për strehimin e familjeve në nevojë, si dhe për shërbimet komunitare. Në fjalën e tij Çipa tha se “falë bashkëpunimit të filluar mes Entit kombëtar të Banesave me bashkinë e Shkodrës do të fillojmë në këtë zonë urbane ndërtimin e banesave sociale me kosto të ulët. Do të fillojmë sa më shpejt për të ndërtuar banesën e parë me 6 kate në Shkodër e pastaj për të vazhduar me banesa të tjera”. Kryebashkiaku Beci theksoi se kemi bërë gati të gjithë dokumentacionin dhe vendin që po e inspektojmë sot. Është prioritet për bashkinë, pasi duhet të zgjidhet problemi i strehimit të pastrehëve”. “Janë dy modele, një godinë me 6 kate dhe një me 8 kate, që janë aplikuar. Është shumë e rëndësishme që katet e para të përdoren për nevoja sociale si kopshtet. Shpresojmë të vazhdojmë me shpejtësi zbatimin e këtyre banesave sociale”, tha Beci. ATSH
Shkodër, bllok banesash sociale për familjet në nevojë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on