Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e pranishme për inspektime në Shkodër ku situata e përmbytjeve nga reshjet intensive paraqitet më e rënduar, u shpreh në një deklaratë se mbrojtja e argjinaturës së lumit Buna ka dhënë efekt. Ky investime, sipas saj, rezultoi efikas edhe gjatë një situatë të vështirë me reshjet intensive pasi vetëm dje ka pasur prurje të reshjeve 190 mm shira. Ajo theksoi se situata është e qetë dhe po mbahet në monitorim nga strukturat që janë në gatishmëri. “Situata duket e qetë. Drejtoritë e Kullimit, janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që të bëjnë ndërhyrjet e duhura aty ku paraqiten problematika. Hidrovorët janë në operacion të plotë, pra funksionojnë për të tërhequr ujin. Jemi në kontakt me OSHE për të patur furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Ndërkohë edhe nga drejtoritë e Ujit edhe në qarqe të tjera paraqitet situatë e qetë, pavarësisht se ka patur shira, nuk kemi probleme me pika kritike”, tha ajo. Krifca shtoi se aktualisht lumi Buna dhe Drini janë larg nivelit kritik të prurjeve. “Buna paraqitet në një nivel 5.7 ndërkohë që pika kritike është 7.5, por dhe lumi Drin paraqitet në 5.1 nga 7.5. Jemi larg pikës kritike, jemi larg një situate problematike. Kështu jemi në monitorim dhe në gatishmëri të plotë”, tha ajo.https://ata.gov.al/2022/11/20/krifca-inspektime-ne-shkoder-argjinatura-e-bunes-efikase-jemi-ne-monitorim/