Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e origjinës së pemëve të lashta baobab. Sipas studimeve të ADN-së, pemët ikonike u rritën për herë të parë në Madagaskar 21 milionë vjet më parë. Farat e tyre u bartën më vonë në rrymat e oqeanit në Australi dhe gjithashtu në Afrikën kontinentale, duke evoluar në specie të veçanta. Studiuesit po bëjnë thirrje për përpjekje më të mëdha për ruajtjen e pemëve, të cilat ata thonë se mund të jenë më afër zhdukjes sesa mendohej më parë. Baobabët njihen si “pema e jetës” ose “pema me kokë poshtë” për format e tyre të çuditshme dhe jetëgjatësinë. Ata janë në telashe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit të gjerë. Dr Ilia Leitch, nga Kopshti Botanik Mbretëror, punoi në studim, së bashku me bashkëshortin e saj, Prof Andrew Leitch, nga Universiteti Queen Mary në Londër. RTSH
