Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIShkëmbimet tregtare me Turqinë, 53.3 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 53.3 miliardë lekë

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-korrik, sipas të cilit Turqia renditet partneri i tretë tregtar, duke zënë 6.8 % të vëllimit. Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 7-mujorin e këtij viti, kanë arritur 53.3 miliardë lekë. Referuar të dhënave për periudhën janar-korrik eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 2.3 miliardë lekë nga 3.4 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa importet për periudhën 7-mujore llogariten mbi 53 miliardë lekë. Nga Turqia, janë importuar rreth 12 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 8.4 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 6.9 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason. Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006-n, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ