Monday, April 14, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShkelja e sanksioneve të BE-së duhet të ketë kosto

Shkelja e sanksioneve të BE-së duhet të ketë kosto

Gjermania dhe Lituania theksuan sot se shkelja e sanksioneve të BE-së shoqërohet me pasoja, ndërsa diskutimet për një raund të ri masash ndëshkuese ndaj disa vendeve dhe kompanive kanë vazhduar sot në Bruksel. “Nuk duhet të ketë shmangie të sanksioneve”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke theksuar se edhe nëse kompanitë individuale eksportojnë materiale të llojit të armëve, kjo duhet të ketë pasoja. “Sanksionet shoqërohen me një kosto të lartë për Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis. Vendet e BE-së nuk kanë rënë dakord ende për masat e reja ndëshkuese ndaj Rusisë lidhur me pushtimin e Ukrainës që synojnë të shtypin evazionin e sanksioneve nëpërmjet vendeve jashtë bllokut si, Kazakistani, Armenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Hungaria ka paralajmëruar se do të bllokojë raundin e fundit të sanksioneve për përfshirjen e bankës më të madhe të vendit OTP në listën e objektivave të mundshëm. Vendimi kërkon unanimitet. Sanksionet e reja do të miratohen ndaj Iranit lidhur me shtypjen e regjimit ndaj demonstratat anti-qeveritare që vijnë pasi Teherani ekzekutoi tre burra të tjerë në lidhje me protestat.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ