Dita e sotme nën ndikimin e motit të vranët me momente të vogla me reshje shiu. Meteorologu i Meteolab, Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Abanians në Euronews Albania se orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të kushteve të motit, që do vazhdojë të martën e të mërkurën. Edhe ditët vijuese do sjellin mot me intervale të gjata me diell. Në ndryshim nga java që lamë, do ketë temperatura më të ulëta, temperaturat do të luhaten në vlerat 17-18 gradë në orët e mesditës në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore mëngjeset do të jenë 0 dhe -1 gradë.