Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAShfaqen pamjet e rralla të Titanikut

Shfaqen pamjet e rralla të Titanikut

Pamjet e reja të Titanikut të filmuara me teknologjinë më të fundit, shfaqin anijen e fundosur siç nuk është parë kurrë më parë. të shfaqet bashi i anijes së famshme, që u mbyt pas përplasjes me një ajsberg më 15 Prill 1912. Karakteristika të anijes, si emri i ndërtuesit të spirancës, janë të dallueshme. Mekanizmi që shërbente për ulje-ngritjen e spirancës 15-tonëshe mund të shihet ende në kuvertën e saj si dhe hallkat e kapura pas direkut kryesor. Disa struktura rrumbullake përgjatë kangjellave të brendshme, dikur mbanin litarët e lidhur pas shtyllave të ankorimit që e bllokonin pajisjen detare 269-metërshe në port. Pamjet tregojnë gjithashtu nga dy trupat e Titanikut, zinxhirin e tij të madh të ankorimit (secila hallkë peshon rreth 90 kilogramë), një nga gjashtë vaskat e ngarkesave të Titanikut dhe kaptanet e ngurta prej bronzi të anijes. Rezolucioni më i lartë në botë, 8K është dyfish më i pastër se një televizor 4K. Niveli i detajeve dhe ngjyrave në ekspeditën më të fundit të mbytjes 110-vjeçare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments