Shërbime cilësore dhe akses pa pagesë në plazhet publike të Ksamilit

0
1

 Ksamili, një prej destinacioneve turistike më të njohura në vend, po mirëpret këtë sezon veror pushuesit me më tepër hapësira publike në dispozicion.

Autoritetet vendore kanë marrë masa për të siguruar hapësira publike funksionale, siguri dhe kushte më cilësore përgjatë plazheve të Ksamilit.

Rregullat e reja për menaxhimin e plazheve parashikojnë që një pjesë e konsiderueshme e vijës bregdetare të mbetet në dispozicion të publikut pa pagesë.

Në Ksamil janë identifikuar disa segmente publike ku vizitorët mund të vendosin çadrat dhe peshqirët e tyre pa pagesë.

Po ashtu hapësira të tjera publike menaxhohen nga bashkia duke ofruar më shumë shërbime pa pagesë për pushuesit.

Ksamili vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore të turizmit bregdetar në Shqipëri, duke nxitur interesin në rritje të turistëve për rivierën shqiptare.