Në Malësinë e Madhe, vitet e fundit sipërfaqet e të mbjellave me bimë aromatike mjekësore kanë ardhur në rritje. Kryetari i bashkisë Në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj, tha për ATSH-në, se “zona e Malësisë së Madhe, ka kushte ideale për kultivimin e bimëve mjekësore ku dallon sherbela dhe lavandula ngjyrë vjollcë që janë mjaft të kërkuar nga tregu i huaj”. Sipas tij, fermerët fillimisht e kanë nisur si provë eksperimentale, kultivimin e këtyre dy kulturave në parcela të vogla duke filluar nga 1 ha, 2 ha, pastaj kur panë rezultat e punës vendosën të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Rreth 4 mijë familje në këtë zonë merren me këtë aktivitet, që është baza e ekonomisë së tyre familjare. Në këtë bashki është ngritur edhe fabrika e përpunimit për esencat nga bimët aromatike mjekësore. 90 % e esencave që prodhohen nga kjo fabrikë eksportohen në SHBA. 350 fermerë punojnë me kontratë në këtë fabrikë, ndërsa 400 të tjerë bashkëpunojnë në mbledhjen e bimëve mjekësore. Mbi 250 lloje bimësh medicinale nga Shqipëria, shkojnë drejt vendeve të ndryshme të botë.http://ata.gov.al/2022/07/29/sherebela-kryeson-eksportet-e-bimeve-mjekesore-me-4-mije-tone-ne-vit/
Sherbela kryeson eksportet e bimëve mjekësore me 4 mijë tonë në vit
RELATED ARTICLES