Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA vendos veton për rezolutën e OKB-së për ndihmën në Gaza

SHBA vendos veton për rezolutën e OKB-së për ndihmën në Gaza

SHBA-ja ka vendosur veton për projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e fokusuar në ndihmën humanitare për Gazën.

Dokumenti i paraqitur nga Brazili, i cili aktualisht kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfshinte kërkesën për anulimin e thirrjes së Izraelit për evakuimin e civilëve nga Rripi verior i Gazës.

Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e këshillit dhanë mbështetjen e tyre për rezolutën.

Kombet e Bashkuara e përshkruan evakuimin e mbi 1 milion njerëzve nga veriu i zonës bregdetare me popullsi të dendur si “të pamundur”.

Lufta që shpërtheu pas sulmit brutal të papritur të Hamasit më 7 tetor, ka shkaktuar vdekjen e disa mijëra personave dhe ka zhvendosur qindra-mijëra njerëz në Rripin e Gazës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments