Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi dje një projekt mbi reformën dhe proceset zgjedhore, që synon të kontribuojë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës në Shqipëri, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Projekti i OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri” financohet nga qeveritë e Suedisë, Zvicrës dhe Polonisë. Ai do të zgjasë deri në nëntor 2026. Objektivat kryesore të projektit përfshijnë mbështetjen e autoriteteve me ekspertizë dhe asistencë për zbatimin e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare; kontribut në përmirësimin dhe depolitizimin e administratës zgjedhore nëpërmjet një trajnimi zgjedhor sistematik dhe profesional; dhe fuqizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë. Për më tepër, projekti do të ndihmojë autoritetet shqiptare për të përmirësuar kapacitetet logjistike zgjedhore, duke kontribuar në modernizimin e kapaciteteve të trajnimit dhe të informimit dhe në rritjen e infrastrukturës teknologjike për zbatimin e duhur të votimit nga jashtë vendit. “Ky projekt shënon një gur kilometrik të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt forcimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe garantimit që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet në procesin zgjedhor. Ai pasqyron përkushtimin tonë për të nxitur një proces zgjedhor që është transparent, gjithëpërfshirës dhe u përgjigjet nevojave dhe aspiratave të popullit shqiptar,” tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bruce Berton, gjatë prezantimit të projektit. Në veprimtari folën edhe ambasadori i Suedisë në Shqipëri Niklas Ström, ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber dhe Shefi i Seksionit Politik dhe Ekonomik të Ambasadës së Polonisë, Tomasz Frączkiewicz. “Kontributet bujare të qeverive tuaja e fuqizojnë më tej Prezencën për të ndihmuar partnerët tanë shqiptarë me një qasje më të thellë dhe më gjithëpërfshirëse në një sërë fushash. Ne e vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj vizionar dhe besimin e palëkundur në misionin tonë”, tha ambasadori Berton. Përfituesit kryesorë të projektit janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë. Puna e projektit do të kryhet në bashkërendim me partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe me OSBE/ODIHR-in. Nisma është pjesë e synimit të përgjithshëm të Prezencës për të promovuar demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on