Qeveria amerikane, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, do t’u paguajë 1 000 dollarë emigrantëve të paligjshëm që largohen vullnetarisht nga vendi, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS).

Ndihma do t’i paguhet kujtdo që përdor funksionin e vetëdëbimit në një aplikacion të dedikuar.

Sipas autoriteteve sapo migrant konfirmon mbërritjen në vendin e origjinës, pagesa drejt tij  kryhet menjëherë, ndërsa qeveria e SHBA-së do të mbulojë gjitha kostot e deportimit.

Që kur mori detyrën, Trump ka ndjekur një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit.

Nën administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, migrantët mund të përdornin aplikacionin ‘’One’’ të Shërbimit Doganor dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) për të caktuar takime për aplikimet e tyre për azil në pikat kufitare të SHBA-së nga Meksika, për shembull.

Nën Trump, aplikacioni u ripërdor plotësisht për deportime dhe u riemërua ‘’CBP Home’’.

Njerëzit që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara tani mund ta përdorin atë për të njoftuar të tjerët për qëllimin e tyre për t’u larguar nga vendi.

Sipas DHS, kostoja mesatare për të kapur, ndaluar dhe deportuar një emigrant të paligjshëm është rreth 17 000 dollarë.

Kushdo që deklaron qëllimin e tij për t’u larguar vullnetarisht nga vendi nëpërmjet aplikacionit do të përjashtohet nga paraburgimi.