Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE SHBA ndalon dërgesën e armëve në Izrael pas sulmeve në Rafah

 SHBA ndalon dërgesën e armëve në Izrael pas sulmeve në Rafah

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin se SHBA-ja do të ndalojë furnizimin me armë nëse nis operacionin e madh tokësor në qytetin Rafah në Gazë. Pavarësisht kundërshtimit të fortë dhe të zëshëm të SHBA-së, Izraeli duket i gatshëm të kryejë një pushtim në shkallë të gjerë të Rafahut. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një operacion në qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në viktima të shumta civile. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar një dërgesë të madhe armësh në Izrael, tha dje në mbrëmje sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, mes shqetësimeve të vazhdueshme në Uashington për operacionet ushtarake izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbështetur Izraelin”, tha Austin, duke e quajtur angazhimin e Uashingtonit për sigurinë “të hekurt”. Austin tha se dërgesa e municioneve me ngarkesë të madhe nuk do te dergohej ne Izrael, duke konfirmuar publikisht raportet e kësaj jave në mediat amerikane se edhe një ndihmë tjetër afatshkurtër ishte duke u vlerësuar. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller vuri gjithashtu në pikëpyetje dërgesat e tjera te armatimeve. “Ne kemi ndalur një dërgesë të ndihmës afatshkurtër dhe po shqyrtojmë të tjerat”, u tha Miller gazetarëve. “Ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se përcaktimet tona të politikës varen nga përcaktimet e politikës së Izraelit”, tha ai. Miller tha se qeveria amerikane nuk e kishte mbështetur ofensivën gjithëpërfshirëse të Izraelit të planifikuar prej kohësh në Rafah, qyteti jugor në Rripin e Gazës që shihet si vendi i fundit i strehimit për civilët. Ai tha se pala izraelite ende nuk ka paraqitur një plan të besueshëm që garanton mbrojtjen e popullatës civile në Rafah dhe aksesin e tyre në furnizimet humanitare. Izraeli e ka përshkruar Rafahun si bastionin e fundit të madh të Hamasit në Gaza

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments