Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA: Militantët e mbështetur nga Irani sulmuan bazën në Irak

SHBA: Militantët e mbështetur nga Irani sulmuan bazën në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se militantët e mbështetur nga Irani sulmuan një bazë ajrore në Irakun perëndimor, duke plagosur personelin amerikan dhe irakian. Komanda Qendrore e SHBA-së, ose CENTCOM, tha se militantët sulmuan dje bazën ajrore al-Assad me raketa të shumta balistike rreth orës 18:30. “Shumica e raketave u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore të bazës, ndërsa të tjerat goditën bazën. Vlerësimi i dëmeve është në vazhdim”, CENTCOM në një deklaratë. Komanda tha se sulmi plagosi një pjesëtar të shërbimit irakian dhe një numër të personelit amerikan. “Rreth 2 500 ushtarë amerikanë janë aktualisht të stacionuar në disa lokacione në Irak”, sipas mediave amerikane. Gjatë Luftës në Irak (2003-2011) Ain al-Assad, në perëndim të Bagdadit, ishte një nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane në vend. Baza është sulmuar disa herë në të kaluarën nga milicia ekstremiste Shteti Islamik si dhe nga milicitë pro-iraniane në Irak. Gjatë javëve të fundit, milicitë pro-iraniane kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe Sirinë fqinje, në përgjigje të fushatës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. Situata e sigurisë në të gjithë rajonin ka qenë kryesisht e tensionuar që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasit kryen sulme vdekjeprurëse në Izrael, i cili u përgjigj me një ofensivë të pamëshirshme ushtarake në Gaza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments