Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

SHBA merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield, tha se SHBA do t’i japë përparësi urisë së shkaktuar nga konflikti dhe pasigurisë ushqimore teksa merr presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit. Ambasadorja amerikane u tha gazetarëve se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të kryesojë një debat të nivelit të lartë mbi urinë dhe pasigurinë globale të ushqimit. “Përballja me këtë krizë globale ka qenë një prioritet kryesor i administratës së presidentit Biden”, tha ajo. Ajo shtoi se uria e shkaktuar nga konflikti është një çështje urgjente për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprime. “Por, për ta bërë këtë, ne duhet të çrrënjosim konfliktet. Armiqësitë nxisin urinë, lufta nxit urinë,” tha ajo. Thomas-Greenfield akuzoi Rusinë për fillimin e një sulmi në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, duke privuar botën nga eksportet kritike të drithërave ukrainase. Ajo tha se ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si “armë lufte” dhe u kërkoi të gjitha vendeve anëtare të nënshkruajnë një komunikatë të hartuar nga SHBA për të luftuar pasigurinë ushqimore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments