Mbi 100 milionë qytetarë amerikanë janë nën ”kthetrat” e të ftohtit. Të ftohtët ekstremë të Arktikut goditën pjesën më të madhe të Amerikës, me borë dhe stuhi ashtu siç kanë paralajmëruar meteorologët. Për shkak të erërave të forta, dy persona kanë humbur jetën në Oregon pasi disa pemë ranë mbi shtëpitë e tyre. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat regjistruan 28 gradë nën zero në Arkansas, 22 gradë nën zero në Dallas dhe 51 gradë nën zero në Montan dhe Rapid City. Në Dakotën e Jugut, temperaturat arritën rekordin prej 30 gradë nën zero. “Këto temperatura paraqesin rrezik ngrirjeje për lëkurën e ekspozuar dhe hipotermi,” deklaroi Shërbimi Kombëtar i Motit, duke rekomanduar që ata që ”duhet të udhëtojnë të mbajnë veshje enkas për mot të ftohtë
SHBA – Mbi 100 milionë amerikanë nën ”kthetrat” e të ftohtit ekstrem
RELATED ARTICLES