Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA kërkon lirimin e presidentit Bazoum

SHBA kërkon lirimin e presidentit Bazoum

Ushtria e Nigerit kreu sot një grusht shtetit duke pezulluar të gjitha institucionet dhe duke mbyllur të gjithë kufijtë në vendin e Afrikës Perëndimore, deklaroi koloneli Amadou Abdramane në televizionin kombëtar. “Forcat tona të mbrojtjes dhe të sigurisë… kanë vendosur t’i japin fund regjimit që ju e dini”, lexoi Abdramane, i rrethuar nga nëntë burra me uniformë, nga një deklaratë në kanalin televiziv kombëtar RTN. Ushtria mori peng edhe presidentin e vendit, Mohamed Bazoum. Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të presidentit të Nigerit Mohamed Bazoum, menjëherë pasi ushtria e vendit të Afrikës Perëndimore njoftoi marrjen e pushtetit. “Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Presidentit Bazoum. Ne bëjmë thirrje për respektimin e menjëhershëm të sundimit të ligjit dhe për sigurinë publike”, u tha Blinken gazetarëve në Wellington gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministren e Jashtme të Zelandës së Re, Nanaia Mahuta. “Ne jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet në Niger… Unë fola me presidentin Bazoum disa orë më parë dhe e bëra të qartë se ne e mbështesim fuqimisht atë si presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit”, u tha Blinken gazetarëve, duke shtuar se Uashingtoni po “monitoronte situatë shumë shumë afër”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments