Drithërat nga Ukraina nuk do të futen më në Poloni pas skadimit të ndalimit më 15 shtator, tha ministri i Bujqësisë i Polonisë pas takimit me homologët e tij të BE-së. Më 2 maj, Komisioni Evropian (KE) lejoi pesë vende afër Ukrainës – Poloninë, Hungarinë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Rumaninë – një ndalim të përkohshëm për importet e grurit, misrit, farave dhe lulediellit ukrainas. Muajin e kaluar, ajo zgjati ndalimin deri më 15 shtator. Të martën, Robert Telus mori pjesë në një takim të Këshillit të Bujqësisë dhe Peshkimit të BE-së në Bruksel për të paraqitur një qëndrim të përbashkët të pesë vendeve anëtare të “vijës së parë” të BE-së që kërkojnë një zgjatje të ndalimit. “Shpresoj se nuk do të kemi shtyrje pas 15 shtatorit. Kishte shumë zëra që na mbështetën për këtë çështje”, tha ai pas bisedimeve. Telus tha se pesë vendet kanë gjithashtu shumë mbështetje nga shtetet baltike dhe se Lituania, Letonia dhe Estonia kanë propozuar përdorimin e porteve të tyre për të transportuar grurë nga Ukraina. Telus tha se “ky koalicion i pesë vendeve… nuk është kundër askujt, është në radhë të parë për fermerët tanë pranë kufirit”. Ai shtoi se shpresonte që Polonia të mos përdorte zgjidhje të njëanshme, të shpallura më herët nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki. Të mërkurën e kaluar, Morawiecki tha se Polonia nuk do t’i hapë kufijtë e saj për grurin ukrainas edhe nëse BE-ja nuk pranon të zgjasë ndalimin. Deklarata e tij pasoi nënshkrimin e një qëndrimi të përbashkët më herët gjatë ditës nga ministrat e bujqësisë të pesë vendeve të “vijës së parë” për zgjatjen e ndalimit deri në fund të vitit 2023. “Sigurisht, nëse ka nevojë, do të na duhet të mbyllim kufijtë ndaj grurit ukrainas sepse interesat e fermerëve tanë janë më të rëndësishmet për ne”, tha Telus. ”Dua të them edhe një herë pas kryeministrit Mateusz Morawiecki se nëse është e nevojshme, drithërat me siguri nuk do të futen më në Poloni pas 15 shtatorit”, theksoi ai. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on