Gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme “Evergrande” paraqiti dje kërkesën për mbrojtje nga falimentimi në SHBA, pasi ka pasur vështirësi me shlyerjen e detyrimeve prej 468 miliardë dollarësh. “China Evergrande Group” bëri paraqitjen e Kapitullit 15 për mbrojtjen e falimentimit në një gjykatë të Nju Jorkut”, raportuan mediet amerikane, përfshirë CNN dhe “The New York Times”. Kapitulli 15 mbron asetet amerikane të një kompanie ndërsa ajo punon për ristrukturimin e borxheve të saj. Kompania, e cila dështoi në shlyerjen e borxhit në vitin 2021, ka akumuluar borxhe me vlerë më shumë se 300 miliardë dollarë. “Evergrande” konsiderohet si një nga ndërtuesit e pronave me borxhe të mëdha në botë. Në janar 2022, grupi njoftoi një plan ristrukturimi dhe aksionet e tij u pezulluan nga tregtimi që nga marsi 2022. atsh