Sunday, February 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA, 53 milionë ndihmë për rrjetin elektrik në Ukrainë

SHBA, 53 milionë ndihmë për rrjetin elektrik në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 53 milionë dollarë për të mbështetur blerjen e pajisjeve kritike të rrjetit të energjisë. Lajmin e ka bërë sekretari i shtetit, Antony Blinken , gjatë takimit të G7+ që u mbajt në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bukuresht. Paketa, e cila do t’i dërgohet urgjentisht Ukrainës për të përballuar sezonin e dimrit, është shtesë e 55 milionë dollarëve të akorduara tashmë për të mbështetur infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera. Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje.https://lajme.rtsh.al/artikull/shba-53-milione-ndihme-per-rrjetin-elektrik-ne-ukraine

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments