Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISfidat e sektorit privat

Sfidat e sektorit privat

Investimi në inovacion dhe menaxhimi efektiv i burimeve, përfshirë investimet në kërkim dhe zhvillim, mund të sigurojnë një konkurrencë afatgjatë dhe rritje të produktivitetit. Një vrojtim gjithëpërfshirës i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve me 601 kompani ka nxjerrë në pah gjetje të rëndësishme mbi sfidat e biznesit në lidhje me informalitetin, produktivitetin dhe inovacionin. Sekretariati publikoi gjetjet kryesore ku theksohet se 77% e kompanive po hartojnë strategji për të investuar në rritjen e produktivitetit.

Digjitalizimi po ashtu është identifikuar si një faktor i rëndësishëm për mbarëvajtjen e komunikimit eficient me administratën tatimore dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientit. Nga ana tjetër inovacioni dhe shpërndarja efikase e burimeve, veçanërisht në kërkim dhe zhvillim, shihen si prioritare për rritjen e konkurrencës së qëndrueshme dhe produktivitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments