44 efektivë të Policisë së Kufirit dhe Migracionit kanë përfunduar trajnimin për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se ky trajnim u krye falë bashkëpunimit mes Forcës Detare/Rojës Bregdetare dhe Policisë së Shtetit. “Në gatishmëri të plotë për të garantuar një sezon të suksesshëm turistik në të gjithë hapësirën bregdetare të vendit”, theksoi Peleshi.