Përballë një fluksi të shtuar turistësh që pritet të vizitojnë vendin tonë këtë vit, siguria ushqimore mbetet një prioritet për autoritetet e linjës. Autoriteti Kombëtar Ushqimor (AKU) po vijon inspektimet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore. Sipas të dhënave të AKU, në periudhën tremujore janar-mars, janë kryer 1546 inspektime në subjekte ushqimore të ndryshme. Si rezultat i këtyre inspektimeve, për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 215 paralajmërime dhe ka vendosur 27 gjoba. Vlera totale e gjobave ka arritur në shifrën e mbi 7 milionë lekëve.