Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESezoni turistik 2024: Stacionet e plazheve, aplikimet deri në fund të 2023

Sezoni turistik 2024: Stacionet e plazheve, aplikimet deri në fund të 2023

Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik do të mblidhet ditën e sotme ku do të miratohen stacionet e plazheve për vitin 2024. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë. Kumbaro tha se aplikimet do të hapen në muajin nëntor dhe do të mbyllen brenda këtij viti. “Sot kemi mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Sezonit, ku miratohen stacionet e plazheve për vitin 2024. Aplikimet fillojnë brenda muajit nëntor, mbyllen brenda vitit 2023 për të qenë më të përgatitur se vitin e kaluar, ku i gjithë ky organizim kaloi në vitin më të suksesshëm se vitet e tjera ”, tha Kumbaro duke shtuar se kemi ende për të pëmirësuar. Shqipëria gjatë këtij viti ka shënuar një numër rekord turistësh. Gjatë vitit 2023, përveç shifrave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit medietik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën. Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments