Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETASerra në orbitë për të rritur… domate!

Serra në orbitë për të rritur… domate!

Këto domate nuk do të hahen asnjëherë, por 16 kamera do të monitorojnë rritjen e tyre dhe do të jenë jashtë kësaj bote, në kuptimin e parë të fjalës. Duke stimuluar kushtet në Hënë dhe Mars, si dhe të misioneve hapësinore afat gjata, serrat në të cilat ato do të rriten do të vijnë në orbitë rreth Tokës si një satelit në një lartësi prej 575 kilometrash. “Do të jetë një sukses sikur ato vetëm të arrijnë të mbijnë dhe të rriten pak. Nëse do të jepnin fryte do të ishte perfekte”, thotë biologia gravitacionale, Jens Hauslage. “Farat e domateve nuk janë ekspozuar ende ndaj ujit dhe janë në gjendje të fjetur”, thotë inxhinieri Hartmut Mueller. Dy inxhinierë ngrenë një rrjetë të imët dhe të dendur, duke e vendosur në një tryezë pune aty pranë dhe më pas e fusin në një kontenier me presion të përbërë nga fibra karboni. Serra do të futet në këtë kontenier, i cili pretendohet të krijojë atmosferën e tokës. Rrjeta duhet të mbrojë nga copëzat e vogla të mbetjeve që gjenden në hapësirë. Për gjashtë muaj, sateliti do të rrotullohet 20 herë në minutë për të simuluar gravitetin e Hënës, që është 0,16 herë sa ai i Tokës. Për gjashtë muaj të tjerë, ai do të simulojë gravitetin e Marsit, që është 0,38 herë ai i Tokës, duke u rrotulluar 32 herë në minutë. Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se bimët mund të rriten në kushte të mungësës së peshës apo të mikrogravitetit. Për shembull, 10 vite më parë, botanikët nga universiteti gjerman i Hanoverit zhvilluan një eksperiment ku mbollën majdanoz në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të testuar efektet e mikrogravitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ