Zëvendëskryeministri për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se dje Serbia nuk i ndaloi huliganët serbë por u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bislimi tha se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm. “Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, shkroi Bislimi. Ai tha se ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës, mekanizmat e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, me amerikanët. “Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, vijoi Bislimi. Ai tha se siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, Kosova e ka aleat Perëndimin dhe SHBA-në. “Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, përfundoi Bislimi. https://ata.gov.al/2022/12/19/bislimi-serbia-u-terhoq-nga-plani-per-djegien-e-jarinjes/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on