Saturday, November 23, 2024
HomeLAJMESekreti për t'u plakur me vonesë

Sekreti për t’u plakur me vonesë

Me këtë artikull do të kuptoni se sa rëndësi ka një gjumë i mirë dhe si lidhet ai me bukurinë dhe plakjen.

Shkencëtarët thonë se pushimi i mirë gjatë natës, jo vetëm që ju zbukuron por ka edhe efekte kundër plakjes.

Studiuesit në SHBA, të cilët gjurmuan zakonet e gjumit të më shumë se 6,000 njerëzve, pohojnë se ata që i përmbaheshin një modeli të qëndrueshëm të gjumit ishin biologjikisht më të rinj.

Mos respektimi i një orari të rregullt të gjumit ose kohëzgjatja e gjumit lidhej me të qenit në gjendje më të keqe shëndetësore dhe në një proces plakje më të shpejtë.

Ekipi sugjeroi se ndërprerjet në orën e brendshme të trupit mund të përshpejtojnë plakjen në qelizat e trupit dhe fillimin e sëmundjeve të lidhura me moshën.

Ndërsa mosha kronologjike është numri i viteve që keni, mosha biologjike i referohet se sa të vjetra janë qelizat dhe indet tuaja bazuar në gjendjen e tyre aktuale.

Plakja biologjike mund të veprojë si një tregues se sa kohë një person do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe rrezikun e vdekjes së hershme.

Megjithatë, është e paqartë se si gjumi ndikon në plakjen biologjike.

Ekipi, nga Universiteti Augusta në Xhorxhia, shqyrtoi të dhënat e gjumit për 6,052 pjesëmarrës, mesatarisht 50 vjeç, të mbledhura si pjesë e Anketës Kombëtare të Shëndetit dhe të Ushqyerjes në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments