Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISejko:Masat për zbutjen e inflacionit

Sejko:Masat për zbutjen e inflacionit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot në një konferencë për mediet, pas bisedimeve dyjavore me FMN se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. Ai foli për situatën në vend, teksa theksoi se inflacioni mbetet një kërcënim kryesor për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit. “Diskutimet kanë pasur në fokus si sfidat aktuale ashtu dhe reformat strukturore. BSH dhe FMN kanë ndarë opinione të ngjashme mbi sfidat e zhvillimit që kemi përpara. Rritja e çmimeve në tregjet botërore i ka përballur ekonomitë me sfida serioze ekonomike, përfshirë Shqipërinë. Inflacioni në gusht në 8%. Inflacioni përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit. Fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. BSH është fokusuar te normalizimi gradual i politikës monetare”, tha Sejko. Sipas Sejkos, projeksionet e BSh-së për të ardhmen sugjerojnë që inflacioni do mbetet i lartë dhe gjatë 2-3 muajve në vijim. Më tej, vijoi ai, stabilizimi i tregjeve do të sjellin një reduktim të inflacionit. Guvernatori tha se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet. “Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm, nga bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve, si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid”, deklaroi Sejko.http://ata.gov.al/2022/10/10/sejko-fokus-i-politikave-ekonomike-masat-per-zbutjen-e-inflacionit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments