Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Po marrim të gjitha masat për të shmangur krizën energjetike

Scholz: Po marrim të gjitha masat për të shmangur krizën energjetike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se qeveria e vendit të tij po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë energjetike të vendit. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me kryeministrin e Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, kancelari Scholz tha se objektet gjermane të maganizimit të gazit tani janë të mbushura mbi 95 për qind. “Ne kemi vendosur të rrisim opsionet e importit nëpërmjet porteve të Evropës Perëndimore, nga Holanda dhe Belgjika, dhe tani kanë filluar edhe importet nga Franca”, tha Scholz. Ai theksoi se po punohet për ndërtimin e terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në portet veriore gjermane Brunsbuttel, Wilhelmshaven, Stade dhe Lubmin, të cilat do të ndihmojnë vendin në zgjerimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror. Planet e zgjerimit bërthamor Më tej, Scholz tha se qeveria po planifikon të mbajë në punë centralet e fundit bërthamor të vendit që funksionojnë gjatë muajve të dimrit, duke shtuar se ai beson se partitë e koalicionit do të marrin një vendim deri javën e ardhshme. Koalicioni i udhëhequr nga social-demokratët e kancelarit Scholz deri më tani nuk ka mundur të finalizojë planin për shkak të mosmarrëveshjeve midis ambientalistëve ‘Të Gjelbrit’ dhe liberalëve të Demokratëve të Lirë (FDP). FDP-ja dëshiron që tre centralet e fundit bërthamor të vendit të vazhdojnë të funksionojnë deri në vitin 2024, por ‘Të Gjelbrit’ po mbështesin vetëm zgjatjen e dy centraleve bërthamore deri në mes të muajit prill dhe gjithashtu kundërshtojnë blerjen e shufrave të reja të karburantit. Në vitin 2011, Gjermania vendosi të ndalojë përdorimin e energjisë bërthamore, pas katastrofës Fukushima në Japoni, ndërsa termocentralet e saj të fundit bërthamor ishte planifikuar të mbyllen deri në fund të këtij viti. Një vendim përfundimtar mbi planin e zgjerimit bërthamor duhet të merret nga parlamenti gjerman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ