Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz planifikon të bisedojë sërish me Putin

Scholz planifikon të bisedojë sërish me Putin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se synon të zhvillojë bisedime me presidentin Vladimir Putin, duke i dhënë fund një ngrirjeje të kontakteve pas pushtimit rus të Ukrainës. “Unë do të flas me të”, tha Scholz në një takim të bashkisë në Nuthetal, në jugperëndim të Berlinit. Scholz tha se nuk ka caktuar një datë dhe nuk pret që bisedimet të përfundojnë me një marrëveshjeje. Scholz dhe Putin zhvilluan për herë të fundit një bisedë telefonike më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Kancelari gjerman ka treguar vazhdimisht se ai është i gatshëm për bisedime. Scholz tha se ndikimi i Gjermanisë në botë nuk duhet të mbivlerësohet, duke përmendur një deklaratë të paraardhësit të tij si kancelar midis 1974 dhe 1982 dhe si kreu i Socialdemokratëve të Gjermanisë (SPD), Helmut Schmidt. “Gjermania është një fuqi e mesme dhe do të ishte mirë nëse nuk e konsiderojmë veten më të madh se sa jemi në të vërtetë”, sipas një deklarate të Schmidt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments