Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz në Azinë Juglindore për forcimin e lidhjeve ekonomike

Scholz në Azinë Juglindore për forcimin e lidhjeve ekonomike

Kancelari gjerman Olaf Scholz u nis sot për në disa vende të Azisë Juglindore, në udhëtimin zyrtar më të gjatë të mandatit të tij në detyrë deri tani. Gjatë katër ditëve, ai do të vizitojë Vietnamin dhe Singaporin dhe do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, në ishullin indonezian të Balit. Atje ai do të diskutojë luftën në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe krizën ushqimore me presidentin amerikan Joe Biden dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping. Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar pjesëmarrjen e tij dhe po dërgon si përfaqësues ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Scholz do të shkojë me një delegacion biznesi në Vietnam, ku do të takohet nesër me kryeministrin Pham Minh Chinh. Vietnami është një nga vendet që nuk e dënoi pushtimin rus të Ukrainës në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndryshe nga Singapori, i cili votoi pro. Në Singapor, Scholz dhe ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck do të marrin pjesë në një konferencë që do të fokusohet në reduktimin e varësisë ekonomike nga Kina dhe thellimin e partneriteteve me shtetet e tjera aziatike. Ky është udhëtimi i tretë i Scholz në Azi në 11 muaj, pas dy vizitave të shkurtra në Japoni dhe Kinë./https://ata.gov.al/2022/11/12/fokus-scholz-ne-azine-juglindore-per-forcimin-e-lidhjeve-ekonomike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ