Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Kina të përdorë ndikimin e saj ndaj Moskës

Scholz: Kina të përdorë ndikimin e saj ndaj Moskës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz kritikoi Kinën në lidhje me luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe i bëri thirrje Pekinit që të lobojë te Rusia për të tërhequr trupat e saj nga ish-republika sovjetike. “Përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse! Dhe mos e furnizoni me armë Rusisë agresore!”, tha sot Scholz gjatë deklaratës së tij të qeverisë në Bundestag, një vit pas fjalimit të tij vendimtar menjëherë pas fillimit të luftës. Scholz vlerësoi faktin se udhëheqësi kinez Xi Jinping kishte “kundërshtuar pa mëdyshje çdo kërcënim të armëve bërthamore apo edhe përdorimin e tyre në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”. ”Kjo ka kontribuar në shpërshkallëzim”, tha ai. Scholz shtoi se ishte mirë që Kina kohët e fundit kishte përsëritur mesazhin e qartë kundër përdorimit të armëve bërthamore në një plan prej 12 pikash në lidhje me konfliktin. Megjithatë, ai e quajti “zhgënjyese” që në takimin e fundit të ministrave të Financave të G20-ës në Indi, Pekini nuk ishte më i gatshëm të riafirmonte atë që kishte qenë konsensusi në samitin e vitit të kaluar të G20-ës në Bali, domethënë një dënim të qartë të sulmit rus. Gjatë seancës, kancelari theksoi gjithashtu mbështetjen për Ukrainën si një kontribut për mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments