Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz : Askush nuk është mbi ligjin

Scholz : Askush nuk është mbi ligjin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai mbështet urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin rus, Vladimir Putin për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë. “Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës”, tha sot Scholz për vendimin në një konferencë per shtyp në Tokio. “Ky është rasti që askush nuk është mbi ligjin”, shtoi ai. Urdhri i lëshuar dje nga gjykata e mbështetur nga OKB-ja në Hagë, Holandë, ishte për dëbimin e detyruar të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara në Rusi. Gjykata, në një deklaratë, tha se ka arsye me bazë për të besuar se Putini mban përgjegjësi penale individuale për dëbimet. Ai gjithashtu do të përballet me urdhër-arrestin si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse pas dështimit për të ushtruar kontrollin mbi vartësit civilë dhe ushtarakë që kryen aktet, ose lejuan kryerjen e tyre. Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov e quajti urdhër-arrestin të ashpër dhe të papranueshëm. Ndjekja penale dhe gjykimi aktual i Putinit për krime lufte nuk ka gjasa të ndodhë pasi Rusia nuk do ta dërgojë atë në Hagë. Por, urdhri mund të komplikojë jetën e Putinit dhe të kufizojë mundësitë e tij të udhëtimeve, pasi ai do të përballet me arrestim nëse shkon në një vend që mbështet vendimin e gjykatës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ