Wednesday, April 2, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESarrazin: Kosova e Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, përfshirë asociacionin

Sarrazin: Kosova e Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, përfshirë asociacionin

Manuel Sarrazin, përfaqësues special gjerman për Ballkanin Perëndimor, ka folur për EWB (European Western Balkans) mbi mbështetjen e Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro hyrjes javën e kaluar.

Ai tha se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Kosovës dhe pro afrimit të Kosovës në Evropë, por vendimi për anëtarësim do të merret nga Këshilli i Ministrave në muajin maj. “Ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që nënkupton edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë me Këshillin e Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës”, tha ai.

Duke komentuar kërkesën e Beogradit zyrtar për formimin e asociacionit të komunave serbe dhe nëse do të mbetet themelimi i asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor deklaroi se të dyja palët duhet të përmbushin Marrëveshjen e Ohrit.

“Për palën gjermane, kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kriteret tona për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar asociacionin. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e asociacionit”, tha ai.

Duke folur rreth kundërshtimit të Serbisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, emisari gjerman theksoi se Serbia nuk duhet ta ndalojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare dhe veprimet e Beogradit zyrtar nuk janë në përputhje me marrëveshjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ