E gjithë zona e Kolonjës fsheh në gjirin e saj vende të bukura dhe piktoreske që janë kthyer në destinacione të rëndësishme turistike. Një nga këto vende janë edhe Llixhat e Sarandoporit, të cilat ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovikut. Natyra mahnitëse që shihet në këtë vend nuk ka të krahasuar dhe duhet të jesh aty për ta përjetuar dhe shijuar. I gjithë ambienti të jep qetësi, me gjelbërimin përreth, e me mënyrën e veçantë që natyra ka krijuar në Sarandopor. Ujërat termale e kurative i japin akoma më tepër magji këtij vendi të veçantë. Uji që del aty është shumë i pastër, por më i rëndësishëm mbetet fakti se ky ujë kuron sëmundje të brendshme, ato të lëkurës, dhe ka një veprim çudibërës edhe për sëmundjet e kockave. Vetë fakti që shumë turistë zgjedhin ta vizitojnë këtë kanion kaq te mrekullueshëm, do të thotë shumë për zhvillimin turistik në të gjithë zonën. Është fat për Kolonjën të këtë vend atraktiv, njëkohësisht edhe me vlera të rralla kurative që çdo ditë e më tepër po afron vizitorët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga e gjithë bota. “Këtu janë të paktën gjashtë burime termale, kryesisht sulfurore, dhe kanë vlera të jashtëzakonshme kurative. Banorët e zonës i përdorin shpesh. Kemi edhe vendburime të tjera pranë tre urave, që kanë qenë llixha që në kohën e Austro-Hungarisë, sepse janë austriakët të parë që janë marrë me studimin dhe evidentimin e këtyre vendeve termale,” thotë një ekspert. Shumë turistë e kanë zgjedhur pikërisht Sarandoporin, për shkak se nuk është vend i promovuar mjaftueshëm dhe që kërkon një vëmendje të madhe nga të gjithë për zhvillimin e turizmit në zonë. Gjatë bisedave me disa prej tyre kemi marrë këto mendime lidhur me përshtypjet që kanë krijuar sapo kanë parë peizazhin e mrekullueshëm të llixhave. Llixhat e Sarandoporit janë monument natyror, me burimet termale që ndodhen në brigjet e Vjosës. Turistët aty mund të gjejnë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vogla me vlera kurative. Padyshim një perlë natyrore, me vlerat kurative për shëndetin dhe me qetësinë që të gjithë kemi nevojë gjatë ditëve të ngrohta, por njëkohësisht edhe larg monotonisë së përditshme.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on