Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESanksione për blerësit e uraniumit rus

Sanksione për blerësit e uraniumit rus

Vendet që marrin uranium nga Rusia për termocentralet e tyre bërthamore duhet të përballen me sanksione, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck gjatë kthimit nga një vizitë dyditore në Kiev. ”Gjatë fjalimeve të tij për sanksionet, një çështje kryesore ishte furnizimi me uranium për karburantin bërthamor në Evropë nga Rusia”, theksoi ai. Habeck ishte pyetur nga zyrtarët ukrainas se pse blerja e uraniumit rus nuk ishte ende e ndaluar nga Perëndimi, pavarësisht raundeve të shumta të sanksioneve ekonomike kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë. “Dhe unë mendoj se nuk ka një përgjigje të mirë për këtë”, u tha ai gazetarëve. ”Megjithatë, në një moment, kjo duhet të ndodhë, edhe nëse kjo do të thotë një rregullim për vendet që ende po pajisin termocentralet e tyre bërthamore me uranium rus. Por, mua më duket e arsyeshme”, deklaroi Habeck. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments