Tenori Saimir Pirgu, ylli i teatrove më prestigjioze botërore si “La Scala”, “Metropolitan Opera- New York”, “The London Royal Opera House”, e shumë të tjerë, do të çelë Kalendarin Kuristik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Shoqëruar nga mjeshtëria e Orkestrës Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli, tenori shqiptar me famë botërore, konsideruar nga shumë personalitete të artit si “Ylli më i shndritshëm në qiellin ndërkombëtar të operës”, Saimir Pirgu, do të performojë më 8 korrik, në një nga monumentet më të rëndësishëm të antikitetit, në Amfiteatrin e Butrintit. Në violinë do të interpretojë edhe vetë drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, e cila edhe këtë radhë vishet me petkun e artistes, shoqëruar nga Herta Cane në piano. Në skenë do të ngjiten të tjerë emra të mirënjohur të artit, aktorë, kompozitorë e instrumentistë. Ky koncert çel siparin e shumë koncerteve dhe shfaqjeve të tjera që do të vijnë përgjatë këtij sezoni veror nga Teatri i Operës dhe Baletit, nga Veriu në Jug, me emrat më të mirënjohur kombëtarë e ndërkombëtarë. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on