Sahati simbol në Shkodër

0
5

Shkodrës i është rikthyer sahati, një nga simbolet e qytetit, i cili nuk funksiononte prej vitesh. Mekanizmi, i cili vë në punë këtë sahat, ishte ruajtur nga familja shkodrane Kurraj, për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali, u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe u realizua pastrimi dhe mirëmbajtja e mekanizmit të tij, i cili është tashmë pjesë e fondit të Muzeut të qytetit.