Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESabotim i rëndë i tubacioneve të “Nord Stream”

Sabotim i rëndë i tubacioneve të “Nord Stream”

Prokurorët suedezë deklaruan sot se shpërthimet kishin shkaktuar vrimat dhe me pas rrjedhje nënujore në tubacionet e gazit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”. “Shpërthimet shkaktuan dëme të mëdha në tubacionet e “Nord Stream”, njoftuan prokurorët dhe Shërbimi Suedez i Sigurisë, në Stokholm. “Hetimet kanë forcuar dyshimet për një sabotim të rëndë”, tha Shërbimi i Sigurimit. Sasi të mëdha gazi kanë rrjedhur nga katër rrjedhje në tubacionet e “Nord Stream”, dy prej tyre në ujërat suedeze, dhe dy të tjera në ujërat daneze. Tubacionet ishin të mbushura me gaz rus, por në fakt nuk po dërgonin gaz në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve me Rusinë. Autoritetet suedeze thanë se do të vazhdonin të monitoronin nga afër zhvillimet dhe do të bënin gjithçka që ishte e mundur për të garantuar sigurinë e Suedisë. Disa vende supozuan se shpërthimet në tubacione ishin sabotuar. Institutet sizmologjike në Skandinavi matën një goditje me magnitudë 2.3 dhe 2.1, që korrespondonte me disa qindra kilogramë eksploziv. “Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar sendet të cilat do të shqyrtohen“, thanë prokurorët. Kordonet rreth rrjedhjeve janë hequr ndërkohë. Për disa ditë, një zonë 5 milje detare, më pak se 9 kilometra e gjerë ishte mbyllur për shkak të transportit detar dhe aktiviteteve të tjera.https://ata.gov.al/2022/10/06/suedi-hetuesit-sabotim-i-rende-i-tubacioneve-te-nord-stream/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments