Peshkaqeni i mëndafshtë është një nga peshkaqenët më të përhapur në oqeanet tona, shkruan focus.it. Ka tendencë të jetojë në ujërat tropikale, dhe ka zakone migratore për të cilat, megjithatë, dimë shumë pak: noton në det të hapur dhe kjo e bën të vështirë gjurmimin e lëvizjeve të tij – edhe nëse në të kaluarën. Studiuesit kanë ndjekur disa ekzemplarë nëpërmjet satelitit dhe kanë zbuluar se ata mund të përshkojnë pothuajse 2 000 km në një udhëtim. Sipas studiuesve një peshkaqen femër i mëndafshtë që jeton në rezervatin detar të Galapagos, në fakt ka arritur, brenda një viti e gjysëm të përshkojë 27 666 km, duke mbuluar kështu ekuivalentin e katërfishit të gjatësisë së Shteteve të Bashkuara nga lindja në perëndim. Në mënyrë tipike, peshkaqenët që jetojnë në rezervatin detar të Galapagos priren të qëndrojnë, si të thuash, në zonë, sepse ujërat ku ata noti është i pasur me ushqim dhe për këtë arsye ata nuk kanë nevojë të udhëtojnë shumë larg nga shtëpia. Peshkaqenët sipas tyre përshkojnë 50 km në ditë.