“Forcat e KFOR-it janë aty dhe aty do të qëndrojnë. Le të mos tregohemi naivë, Rusia është siç e dimë ne dhe mund ta shohim, dhe ju mund ta shihni, se po kërkon të minojë demokracitë në rajon që ne e dimë me të vërtetë. Kemi kërcënime kibernetike dhe hibride, janë absolutisht aty, dhe ju përballeni me ta dhe dezinformimi është aty. E dimë se ata përpiqen të përdorin dobësitë e brendshme për të nxitur përçarje dhe kështu ta bëjmë më të vështirë, për shembull për Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një lloj diskutimi dhe për të gjitha pjesët e rajonit për t’u siguruar se ata i parandalojnë lëvizje secesioniste të avancojnë. Kjo është ajo që Rusia po bën gjithmonë, duke u përpjekur të krijojë vështirësi dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të qëndrojmë të qetë dhe të përqendruar dhe KFOR-i po e bën këtë, NATO po e bën këtë. E di që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po e bëjnë këtë”, ka thënë Rutte.