Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia vendos Zelensky në listën e ‘të kërkuarve’ kriminalë

Rusia vendos Zelensky në listën e ‘të kërkuarve’ kriminalë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është vendosur në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme ruse. Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass, duke shtuar se ndaj tij është hapur një çështje penale. Akuzat nuk janë të specifikuara. Zelensky u shfaq në listën e “kërkuarve” të Ministrisë së Brendshme ruse, një database – një bazë të dhënash në internet të kriminelëve të dyshuar të kërkuar nga autoritetet. Aty thuhej se lideri ukrainas kërkohej “sipas një neni të kodit penal”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Nuk ka patur ende një deklaratë nga zyrtarët rusë se pse Zelensky ishte shtuar në listë. Moska ka vënë në shënjestër Zelensky që nga fillimi i ofensivës së saj ushtarake në shkurt 2022. Presidenti ukrainas tha vitin e kaluar se ishte në dijeni se të paktën “pesë apo gjashtë” atentate kundër tij kishin dështuar. Një ditë pas dërgimit të trupave në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në të cilin i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të rrëzonte Zelensky. Rusia ka vendosur disa politikanë të huaj dhe figura publike në listën e saj të kërkuar, e cila ka dhjetëra mijëra të dhëna

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ