Rusia tha se është “e përkushtuar plotësisht” për të shmangur një konflikt bërthamor. Kjo deklaratë vjen teksa shqetësimet në botë u rritën pas disa deklaratave të bëra së fundmi nga Kremlini, që linin të kuptohej se armët bërthamore ishin opsion nëse lufta në Ukrainë do të përshkallëzohej. “Federata Ruse plotësisht i përmbahet parimit që të mos lejojë që një luftë bërthamore të nisë… Ne kemi thënë dhe e konfirmojmë këtë çdoherë. Nuk do të kishte fitues në një luftë të tillë dhe një gjë e tillë kurrë nuk duhet të ndodhë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 6 tetor. Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë në ditët e fundit se ata nuk po bëjnë “blof” me deklaratat e tyre se Moska “ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet ushtarake për të mbrojtur territorin e saj” përfshirë “edhe rajonet që janë bashkuar së fundmi”. Shumë në Perëndim i kanë kuptuar këto deklarata se Rusia nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore. Sipas doktrinës së ushtrisë ruse, shteti ka të drejtë të përdorë armë bërthamore në rast se ka rrezik për ekzistencën e shtetit. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe muajin e fundit ka shpallur një mobilizim të “pjesshëm ushtarak”, pas humbjeve të pësuara nga forcat e Kievit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619241
Rusia thotë se është e “përkushtuar” të shmangë një luftë bërthamore
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on