Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia tërhiqet nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore

Rusia tërhiqet nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore

Kreu i Organizatës së Traktatit të Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore (CTBTO), Robert Floyd, ka paralajmëruar se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT).

“Do të ishte shqetësuese dhe jashtëzakonisht për të ardhur keq nëse ndonjë shtet nënshkrues do të rishqyrtonte ratifikimin e CTBT-së”, tha Floyd.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se Rusia teorikisht mund të anulojë ratifikimin e CTBT.

Traktati u miratua në vitin 1996 dhe parashikon një ndalim të plotë të shpërthimeve bërthamore. Nuk ka hyrë ende në fuqi sepse jo të gjitha shtetet që kanë teknologji bërthamore e kanë ratifikuar atë.

“CTBT ka krijuar një normë të fortë kundër testimit bërthamor dhe jep një kontribut të paçmuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare për njerëzimin”, tha Floyd.

Organizata me qendër në Vjenë operon një rrjet global stacionesh monitorimi që mund të zbulojnë testet bërthamore me anë të valëve të presionit dhe gjurmëve kimike dhe bërthamore.

Sipas Floyd, 32 nga stacionet ndodhen në Rusi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ