Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosurit ndërsa në kuadër të kësaj janë liruar 52 ukrainas dhe 50 rusë. Kreu i Zyrës Presidenciale Shtetërore të Ukrainës, Andrii Yermak në një postim nga Twitteri njoftoi se 52 ukrainas u liruan në shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. “Kemi arritur të lirojmë 52 njerëz tanë, oficerë, punonjës të shëndetësisë, rreshterë dhe ushtarë”, tha Yermak. – Lirohen 50 ushtarë rusë Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve me Ukrainën janë liruar 50 ushtarë rusë. “Për ushtarët është siguruar mbështetja e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se këta persona do të transportohen në kryeqytetin Moskë me avionë të ministrisë.http://ata.gov.al/2022/10/30/fokus-rusia-dhe-ukraina-shkembejne-te-burgosurit-lirohen-102-persona/
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit
RELATED ARTICLES