Rusia dërgoi ushtarët e parë në Bjellorusi si pjesë e një force të re të përbashkët që synon sigurimin e kufirit me Ukrainën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit. “Trenat e parë që transportonin ushtarë rusë… mbërritën në Bjellorusi”, theksoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. “Transferimi do të zgjasë disa ditë. Numri i përgjithshëm do të jetë pak më pak se 9 000 persona”, tha zëdhënësi. Diktatori bjellorus Alexander Lukashenko njoftoi planet për forcën e përbashkët rajonale. Rusia e ka përdorur Bjellorusinë si një zonë dislokimi për pushtimin e saj në Ukrainë dhe gjithashtu ka nisur sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainas prej andej. Vëzhguesit ushtarakë e kanë konsideruar deri tani të pamundur që vetë Bjellorusia të ndërhyjë në luftë, pasi një hap i tillë mund të minojë pozicionin tashmë të paqëndrueshëm të pushtetit të Lukashenkos. Nga ana tjetër, një vendosje ruso-bjelloruse nga kufiri do të lidhte forcat ukrainase në lindje dhe jug të vendit.http://ata.gov.al/2022/10/17/moske-rusia-dergon-9-000-trupa-ne-bjellorusi/